City befason PSG, hidhet sërish në sulm për Lionel Messin
Paris Saint Germain prej disa ditësh ka nisur sulmin për të siguruar firmën me Lionel Messin. Zërat e fundit nga disa futbollistë të parisienëve, apo edhe nga mediat franceze, i kanë bërë edhe më real këtë lëvizje.
Gjithsesi Pep Guardiola dhe Manchester City nuk dorëzohen në garën për të firmosur me yllin argjentinas dhe do të bëjnë çdo përpjekje për të bindur Messin të zgjedhë Premier Leaguen.
Sipas ESPN, Guardiola po u bën presion drejtuesve të Manchester City-t për të transferuar 6-herë fituesin e Topit të Artë në “Etihad Stadium”. Edhe pse strategu spanjoll është shprehur se do të donte që argjentinasit ta mbyllte karrierën te Barcelona, një ribashkim me “Pleshtin” nuk do të ishte aspak keq.