City bën 100 milionë euro për yllin e Liverpoolit

Manchester City po tenton një lëvizje të bujshme në ditët e fundit të merkatos. “Qytetarët” kanë arritur marrëveshjen për kushtet personale me Cody Gakpo, ndërsa tashmë kanë vendosur në tryezën e Liverpoolit një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Sulmuesi holandez është kthyer në objektivin kryesor të Cityt, por Liverpooli nuk ka dhënë ende miratimin për transferimin. “Të kuqtë” janë të gatshëm të shqyrtojnë largimin e Gakpos vetëm nëse arrijnë marrëveshje me PSG-në për Bradley Barcola.

Nëse operacioni realizohet, Gakpo do të vendosë një rekord të ri për transferimin më të shtrenjtë të një futbollisti holandez. Aktualisht rekordi mbahet nga Frenkie de Jong, i transferuar nga Ajax te Barcelona në vitin 2019 për 75 milionë euro, plus 11 milionë euro bonuse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Topi tashmë është në fushën e Liverpoolit, ndërsa Manchester City pret dritën jeshile për të finalizuar një nga goditjet më të mëdha të kësaj merkatoje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?