City bën goditjen e madhe në merkato, transferon Semenyo
Manchester City godet në merkato, duke siguruar shërbimet e Antoine Semenyo. Kampionët e Anglisë kanë arritur një marrëveshje të plotë me Bournemouth për kartonin e sulmuesit ganez, në një operacion që kap shifrën rreth 74 milionë euro. Në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë që i garanton Bournemouth-it 10 për qind nga një shitje e ardhshme e lojtarit.
26-vjeçari, pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me “qytetarët”, duke u bërë një nga përforcimet më të rëndësishme të skuadrës së Pep Guardiolës. Vizitat mjekësore, të nevojshme për zyrtarizimin e transferimit, janë planifikuar të zhvillohen që gjatë ditës së sotme.
Me këtë lëvizje, Manchester City forcon më tej repartin ofensiv, duke shtuar një profil dinamik dhe fizik, i cili ka spikatur në Premier League me fanellën e Bournemouth.
KOHA JONË SONDAZH

