City e nis me fitore në “frymën e fundit”, mund me vuajtje Bournemouth
Manchester City e ka nisur sezonin e ri me një fitore të vështirë, duke mposhtur 2-1 Bournemouth në “Etihad Stadium”. Kampionët e nisën takimin me ritëm të lartë, por u përballën me një Bournemouth të organizuar dhe të rrezikshëm në kundërsulme.
Rico Leëis pati mundësinë e parë të artë që në minutën e 4-t, por portieri Djordje Petrovic reagoi shkëlqyeshëm. Bournemouth goditi në minutën e 26-të, kur Marcus Tavernier finalizoi një aksion të shpejtë pas asistit të Evanilson. City provoi të reagojë, me Erling Haaland që rrezikoi me kokë, por Petrovic vazhdoi të ishte vendimtar. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve.
Në pjesën e dytë, Manchester City rriti presionin. Pas disa rasteve të shpërdoruara, barazimi erdhi në minutën e 84-t, kur Marc Guehi realizoi me kokë pas krosimit nga këndi të Rayan Cherki.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Josko Gvardiol u shfaq në zonën kundërshtare dhe në minutat shtesë shënoi golin e fitores pas asistit të Cherki.
Në ndeshjen tjetër, Brighton fitoi 4-0 ndaj Aston Villa, duke realizuar katër gola brenda 30 minutave të para. Villa mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Joao Gomes në minutën e 40-të.
Highlights via DasFootball
KOHA JONË SONDAZH

