City fiton me poker ndaj Crystal Palace, Haaland dhe Cherki shkëlqejnë me dopieta

Manchester City ka regjistruar një fitore të thellë 4-1 në transfertë ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e zhvilluar në “Selhurst Park” dhe të vlefshme për javën e dytë të Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolës e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh në minutën e 17-të. Erling Haaland përfitoi nga një asistim i rëndësishëm i Simenios dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Cityt epërsinë e parë.

Pas pushimit, “Qytetarët” gjetën edhe golin e dytë. Në minutën e 54-t, Rayan Cherki realizoi pas një pasimi të Phil Foden, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Crystal Palace reagoi vetëm dy minuta më vonë. Një goditje dënimi direkte përfundoi në rrjetë pasi topi preku dorën e portierit të Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma, duke ngushtuar diferencën në 2-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, vendasit nuk patën kohë të festonin gjatë. Në minutën e 59-të, Cherki shënoi sërish, këtë herë pas asistimit të Gvardiol, duke rikthyer avantazhin prej dy golash për Cityn.

Në minutën e 85-të, Haaland vendosi vulën përfundimtare të fitores. Norvegjezi përfitoi nga një tjetër pasim i shkëlqyer i Foden dhe realizoi për 4-1.

Me këtë sukses, Manchester City ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe merr kreun e Premier League, ndërsa Crystal Palace mbetet pa pikë në vendin e fundit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?