City fiton minimalisht ndaj Bournemouth, shkon -1 pikë nga Liverpooli (VIDEO)

Manchester City triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Bournemouth në transfertën e “Vitality Stadium”. Sfida u zhbllokua në favor të “qytetarëve” pas 25 minutash lojë, me anë të Foden.
Skuadra e Iroalas provuan të bënin diçka me kundërsulme, duke vendosur jo pak në vështirësi portierin Ederson. Në pjesën e dytë, Bournemouth u përkujdes në maksimum që të mos pësonte të dytin, teksa nuk kishte ndryshim rezultati deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit Gillett.
Skuadra e Guardiolës shkon në kuotën e 59 pikëve, një pikë më pak se Liverpooli.
KOHA JONË SONDAZH

