City fiton ndaj Chelsea-t, shkon në finalen e FA Cup (VIDEO)

Manchester City ia ka dalë të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Chelsea-t në gjysmëfinalen e FA Cup, duke siguruar kalimin në finale. Heroi i “qytetarëve” ishte portugezi Bernardo Silva, i cili shënoi golin me vlerë finalen e FA Cup, aty ku skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me fituesen e çiftit Conventry-Manchester United.

Chelsea zbriti disa herë rrezikshëm në kundërsulm, duke iu afruar golit, por sulmuesi Jackson shpërdoroi të paktën tre mundësi të arta shënimi, duke gabuar i vetëm përballë portierit Ederson.

Chelsea shpërdoron kështu mundësinë e fundit për të shpëtuar sezonin, ndërsa Manchester City mbetet plotësisht në garë për të fituar dy trofe këtë sezon, pasi krahas finales së FA Cup, mban edhe kryesimin e Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?