City fiton ndaj Bournemouth, Haaland shkëlqen me dopietë

Në javën e dhjetë të Premier League, Manchester City është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 3-1 skuadrën e Bournemouth në “Etihad Stadium”.

Trajneri Pep Guardiola fitoi duelin spanjoll kundër Andoni Iraola-s, duke e kaluar atë në renditje falë një ndeshjeje të shkëlqyer të Erling Haaland, autor i një dopiete, ndërsa goli tjetër u shënua nga O’Reilly.

Me këtë sukses, “qytetarët” ngjiten në vendin e dytë të tabelës, në pritje të ndeshjes së Sunderland. Në një tjetër përballje interesante, West Ham përmbysi Newcastle-in dhe fitoi 3-1 në Londër, duke vazhduar serinë pozitive në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?