City i falet Agueros ndaj Sheffield, De Bruyne konfirmohet “njeriu asist” (VIDEO)
Manchester City rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier League pas barazimit në fundjavë ndaj Crystal Palace. Skuadra e Guardiolës ka triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Sheffield United.
“Qytetarët” humbën një penallti që në minutën e 36-të, teksa Gabriel Jesus do të ndalej nga portieri Henderson. Gjithsesi në minutën e 73-të, portieri i vendasve e kishte të pamundur për të ndalur Agueron, i cili mori një asist fantastik nga De Bruyne.
Ky ishte i 15-të këtë sezon për mesfushorin belg, që për të tretin sezon arrin këtë shifër të frikshme. Ky sukses e mban City-in 13 pikë larg Liverpoolit, por kanë dy ndeshje më shumë se “The Reds”. /R.Lika-Koha Jone/