City kërkoi Barellën vitin e kaluar, zbulohet pse dështoi transferimi

Corriere dello Sport ka zbuluar një prapaskenë të merkatos që daton nga vera e vitit 2023. Finalja e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit ishte një vitrinë e rëndësishme për mesfushorin e zikaltërve, Nicolo Barella, pasi Pep Guardiola u magjeps nga loja e tij.

Gjatë asaj seance Gundogan përshëndeti Guardiola-n dhe shkoi te Barcelona, me Bernardo Silva-n që gjithashtu po mendonte të largohej. Nëse portugezi nuk do të kishte qëndruar në Mançester, Barella do të ishte objektivi i parë i Cityt.

Liverpool dhe Bayern Munich ishin gjithashtu në gjurmët e ish-lojtarit të Cagliarit.

SHKARKO APP