City kualifikohet në fund ndaj Tottenhamit në FA Cup, vendos Nathan Ake

Manchester City është kualifikuar për në fazën e 1/16-ave të FA CUP pa qenë nevojë që të luhet një ndeshje e dytë me Tottenham Hostspur.

Skuadra e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Anglisë, fitoi 0-1 në Londër falë një goli të vonë të shënuar nga holandezi Ake.

Në fund, u desh ndërhyrja e sistemit VAR për të konfirmuar që goli ishte i rregullt, duke mos patur ndërhyrje të gabuar ndaj portierit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?