City merr fitoren e radhës, Liverpooli është i pandalshëm në Premier League (VIDEO)

Manchester City dhe Liverpool kanë arritur fitoret e radhës në Premier League, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë vitin 2019. “Qytetarët” fituan 2-0 ndaj Sheffield United. Golat u shënuan nga Aguero në minutën e 52-të dhe Kevin de Bruyne 8 minuta nga fundi.

Një sfidë më e vështirë nga ç’parashikohej rezultoi për Liverpoolin ajo e “Anfield”, ndaj Wolves, gjithsesi, kampionët e freskët të botës ia dolën të merrnin maksimumin e mundshëm, të ndihmuar edhe nga sistemi VAR, që u anuloi miqve një gol për pozicion milimetrik jashtë loje.

Ndeshja përfundoi 1-0, falë golit të Sadio Mane, që mbylli në mënyrën e duhur një aksion fantastik të nisur me një top të gjatë që nga mesfusha në minutën e 43-të. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë “Ujqit” barazuan me Pedro Neton, por edhe në këtë rast u kërkua ndihma e VAR-it. Futbollistët miq nuk mund t’u besonin syve kur panë kryesorin ta anulonte për pozicion jashtë loje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?