City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin, duhen më shumë se 20 milionë euro më shumë

Manchester City ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin. Klubi anglez e ka konsideruar shumë të ulët propozimin prej 46 milionë eurosh të katalanasve, duke kërkuar rreth 70 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin spanjoll.

Megjithatë, situata mbetet e hapur. Kontrata e Rodrit me Manchester Cityn skadon në vitin 2027, dhe drejtuesit e klubit anglez përballen me rrezikun që ta humbasin lojtarin pas vetëm 11 muajsh si një futbollist i lirë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovim ose transferim.

Në ditët e fundit, Barcelona ka bërë hapin vendimtar duke kaluar Real Madridin në garën për mesfushorin kampion bote. Klubi madrilen dukej fillimisht favorit për të siguruar shërbimet e lojtarit, por projekti i drejtuar nga Hansi Flick ka bindur Rodrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, një pjesë e rëndësishme e negociatave varet edhe nga vetë futbollisti, i cili duhet të ndihmojë në bindjen e Manchester Cityt për të ulur kërkesat financiare dhe për të gjetur një marrëveshje me Barcelonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rodri, 30 vjeç, është pjesë e Manchester Cityt që nga vera e vitit 2019. Gjatë shtatë sezoneve me fanellën e “Citizens”, ai ka zhvilluar 284 ndeshje dhe ka shënuar 28 gola, duke u kthyer në një prej shtyllave kryesore të skuadrës së Pep Guardiolës.

E ardhmja e tij mbetet ende e paqartë, por Barcelona tashmë ka bërë lëvizjen e parë dhe synon ta kthejë Rodrin në një nga përforcimet më të mëdha të merkatos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?