City rikthehet në sulm për Messin, bën gati super kontratën për në janar

Nga Anglia shtohen sërish zërat për një lamtumirë të Lionel Messit nga Barcelona. Sipas gazetës “The Telegraph”, Manchester City po përgatit një super kontratë për argjentinasin që në muajin janar.

Pasi dështuan në verë, ekipi që drejtohet nga Pep Guardiola do të kërkojë që të përfitojë nga kaosi i krijuar pa largimit të presidentit Josep Bartomeu, ndërkohë që priten zgjedhjet e reja.

Messi në verë shprehu dëshirën për t’u larguar nga klubi katalanas, por më pas vendosi që të qëndronte për të mos hedhur klubin në gjyq. Presidenti Bartomeu nuk pranoi largimin e tij pa u paguar klauzola, ndaj dhe kjo e shtyu që të mos t’i hapte “luftë” klubit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP