City shkatërron United në derbin e Manchesterit, Amorim rrezikon shkarkimin

Nuk ka histori në derbin e Manchester-it: Manchester City i Pep Guardiolës dominoi dhe fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj rivalëve të qytetit, Manchester United.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 18-të nga Phil Foden, ndërsa në pjesën e dytë protagonisti absolut ishte Erling Haaland, i cili realizoi një dopietë spektakolare në minutat 53’ dhe 68’, duke vulosur fitoren.

Imazhi më i fortë i mbrëmjes ishte tribuna ku ndodheshin tifozët e United: shumë prej tyre nisën të largoheshin nga stadiumi përpara fundit të takimit. Nga ana tjetër, mbështetësit e City-t nuk kursyen ironinë, duke i drejtuar këngë trajnerit të United, Ruben Amorim: “Sacked in the morning” (“Do të shkarkohesh nesër në mëngjes”).

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati i thellë rrit presionin mbi Amorim-in, ndërsa City konfirmon forcën e tij absolute në Premier League dhe në derbin më të nxehtë të Anglisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?