City shumë i fortë për United, fiton me 10 lojtarë derbin e Manchesterit

Manchester City ka fituar derbin e Manchesterit, duke mposhtur 1-0 Manchester United në “Old Trafford”, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Premier League.

Derbi nisi me një episod të fortë që në pjesën e parë. Në minutën e 23-të, Phil Foden la fushën me karton të kuq pas një përplasjeje me Bruno Fernandes, duke e detyruar Manchester Cityn të luante për më shumë se një orë me dhjetë lojtarë.

United tentoi të përfitonte nga avantazhi numerik dhe ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë. Marcus Rashford goditi traversën, duke humbur një mundësi të artë për të kaluar vendasit në avantazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse me një lojtar më pak, City u mbrojt mirë dhe priti momentin e duhur për të goditur. Ai moment erdhi në minutën e 60-të, kur Erling Haaland dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Goli u verifikua nga VAR dhe më pas u konfirmua nga arbitri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Manchester United u hodh në sulm për të shpëtuar të paktën një pikë. Në minutën e 94-t, Bryan Mbeumo pati mundësinë e artë për barazimin, por Gianluigi Donnarumma bëri një pritje vendimtare.

Me këtë sukses, City shkon në 12 pikë dhe ngjitet në vendin e dytë, pas Arsenalit vetëm për diferencën e golave. United mbetet me 4 pikë në vendin e 13-të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2714 (65%)
Jo 1459 (35%)

Vota totale: 4173