City triumfon ndaj Nottinham, sfidon C.Palace në finalen e FA Cup

Manchester City triumfoi 2-0 ndaj Nottingham Forest në gjysmëfinalen e FA Cup dhe ka siguruar një vend në finale, ku do të përballet me Crystal Palace, i cili fitoi 3-0 kundër Aston Villa.

Golat për Cityn u shënuan nga Rico Leëis në minutën e 2’ dhe Gvardiol në minutën e 51’.

Pavarësisht një sezoni të vështirë, skuadra e Pep Guardiola ka ende mundësinë të mbyllë sezonin me sukses, duke siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve përmes Premier League dhe të tentojë që të fitojë trofeun e FA Cup më 17 maj.

SHKARKO APP