Ç’ka ndodhur! Irina Shayk nuk e ndjek Ronaldon as në “Twitter”

Në rastet kur Leo Messi ngrinte trofeun e Topit të Artë, zhgënjimi i Cristiano Ronaldos, që pretendonte një trofe të tillë, teksa gjatë ceremonive në krah mbante gjithnjë të dashurën e tij Irina Shayk, ishte lehtësisht i dukshëm. Por të hënën ishte Ronaldo ai që triumfoi dhe e fitoi për herë të tretë Topin e Artë,  mirëpo si për ironi të fatit, nuk ishte e pranishme Irina Shayk. Mediat kanë nisur të spekulojnë se mungesa e saj, do të thotë se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Mos prania e bukuroshes ruse në galanë e Topit të Artë duket se nuk ishte thjesht një rastësi, por pasojë e një ftohje përfundimtare mes saj e Ronaldos.  Sipas mediave spanjolle, Irina nuk është me as ndjekëse e Ronaldos  në Twitter, edhe pse atë e ndjekin në rrjetet sociale gati 100 milionw njerëz. Kjo sipas tyre është provë e fortë, që Ronaldo e Irina janë kthyer sërish në beqarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?