“Çmenden” serbët: Rama dha 12 mln euro për ndeshjen me Serbinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, “urdhëroi” hallkat përgjegjëse shtetërore që çdo gjë të kalojë me standardet më të larta europiane sa i takon organizimit të ndeshjes me Serbinë. Dhe për këtë qëllim, që të rinovohet në kohë rekord stadiumi i Shkodrës, kreu i ekzekutivit shqiptar ka akorduar më shumë 12 mln €, – shkruan gazeta serbe “Kurir”, që i referohet agjencisë “Tanjug”.
Edhe pse plani fillestar parashikonte që Shqipëria ta mirëpriste Serbinë në “Elbasan Arena”, në korrespondencën e fundit të Ramës me kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, pas vendimit të Gjykatës së Lozanës, që ia dha 3 pikët në tavolinë Shqipërisë për ndeshjen e ndërprerë në Beograd, 14 tetorin e kaluar, u mor vesh se është marrë një vendim qw ndeshja të luhej në Shkodër. Sipas mediave lokale, kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar dhe kryeministri serb duhet të shkojë e ta shikojë këtë ndeshje së bashku me homologun e tij shqiptar.
Puna në “Loro Boriçi”, stadiumin e quajtur kështu për nder të një ish-futbollisti të njohur shqiptar, po kryhet me ngarkesë të plotë. Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, me ministrat e mbrojtjes dhe të rendit, si dhe shërbimet e sigurisë kombëtare, duke insistuar që çdo gjë të shkojë sipas standardeve më të larta europiane.
Edhe pse Serbia i ka humbur të gjitha shanset për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian, ndeshja e ardhshme në Shqipëri do të jetë më shumë se vetëm një lojë futbolli. Shqiptarët e kanë marrë mesazhin e kryeministrit Vuçiç, i cili i tha kolegut të tij, Edi Rama, se “Serbia do të fitojë në fushën e tij, s’ka rëndësi se ku luhet”. Ndeshja e zhvilluar në Beograd, tetorin e kaluar, u ndal pas 41 minutash lojë, pasi u shfaq mbi stadium një dron me flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”.
UEFA fillimisht e kishte regjistruar ndeshjen me rezultat 3-0 për Serbinë, sepse shqiptarët nuk pranuan të kthehen në fushën e lojës, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka ndryshuar atë vendim dhe i dha fitoren në tavolinë Shqipërisë. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet në Shkodër, më 8 tetor.”
KOHA JONË SONDAZH

