“Çmendet” Ardian Bardhi, 500 mijë euro premio për Dinamon nëse arrin grupet e Conference League
Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka vendosur të motivojë në mënyrë të jashtëzakonshme skuadrën para një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit.
Kreu i klubit kryeqytetas ka premtuar një premio prej 500 mijë eurosh për lojtarët dhe stafin teknik në rast se Dinamo arrin të eliminojë Pafosin dhe të sigurojë kualifikimin në Ligën e Konferencës.
Bëhet fjalë për një shpërblim të konsiderueshëm financiar, që tregon rëndësinë që ka kjo përballje për drejtuesit e klubit. Dinamo synon të bëjë hapin e madh në arenën evropiane dhe të sigurojë një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e saj.
Premioja e premtuar nga Bardhi vjen në një moment vendimtar, kur çdo detaj mund të bëjë diferencën në një përballje ku presioni dhe motivimi do të jenë në nivelet më të larta.
Lojtarët e Dinamos tashmë kanë edhe një arsye të fortë për të dhënë maksimumin në fushë. 500 mijë eurot janë në lojë, por mbi të gjitha është prestigji i një kualifikimi evropian që do t’i jepte klubit kryeqytetas një tjetër shtysë të madhe.
KOHA JONË SONDAZH

