“Çmendet” presidenti i Antalyaspor, zotohet se do të blejë Lionel Messin
Presidenti i Antalyaspor, Gultekin Gencer, ka zbuluar planin e tij ambicioz për të marrë Lionel Messin në skuadër në harkun e pesë viteve të ardhshme. Skuadra që sapo është ngjitur në kategorinë elitare të futbollit turk mori shërbimet e Samuel Eto’o nga Sampdoria dhe është pranë firmës me një tjetër ish-futbollist të Barcelonës, brazilianin Ronaldinho. Megjithatë, Gencer nuk do të ndalet me kaq dhe thotë se te Antalyaspor do të vijnë “yje” të tjera nga “Camp Nou”, përfshi më të madhin, Lionel Messi. “Unë uroj që në harkun e pesë viteve të kemi arritur një marrëveshje me Messin për ta sjellë te Antalyaspor. Tani është shpejt, por pas pesë vitesh ëndrra jonë mund të realizohet,” – tha biznesmeni për “LigTV”. FC Barcelona's Brazilian Ronaldinho(L) Samuel Eto'o (R) of Cameroon hold the trophies of FIFA Ëorld Player of the Year and Argentinian Leo Messi ëith his Golden Boy trophy before the Spanish League football match against Celta at the Camp Nou stadium in Barcelona. Skuadra me seli në qytetin e Antalias u rikthye në futbollin elitar turk pasi u shpall kampione në kategorinë e dytë. “Me Eto’o dhe Ronaldinho do t’i vëmë flakën botës,” – deklaroi Gencer, kur mori konfirmimin se dy ish-futbollistët e Barcelonës do të luajnë në Turqi në sezonin e ardhshëm. Antalyaspor do të ketë një stadium të ri 40 mijë vendesh ku do t’i zhvillojë ndeshjet e këtij sezoni.
KOHA JONË SONDAZH

