“Çmendet” sheiku i PSG, ofertë 355 mijë euro në javë për Cristiano Ronaldon

 

Skuadra franceze e PSG është vendosur të marrë shërbimet e Cristiano Ronaldos.

Për ta arritur këtë objektiv është gati të bëjë “çmenduri” për sulmuesin portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oferta e fundit e klubit parizien është publikuar nga të përditshmet spanjolle.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tyre, kampionët francezë janë gati të paguajnë 355 mijë euro në javë, ose 19.7 milion euro në sezon Kristiano Ronaldon.

Ndërkohë, për kartonin e futbollistit do të shpenzonte rreth 100 milion euro.

Kjo ofertë e Paris SG vjen në një moment të vështirë për Cristiano Ronaldon, raportet e të cilit me Realin janë ftohur pas humbjes së rëndë 4-0 në ndeshjen me Barcelonën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?