“Çmendet” Takaj, 250 milionë për autobusin e Skënderbeut

Skënderbeu do të ketë autobusin e ri, që do të jetë shumë modern.

Presidenti Ardian Takaj vendosi ta zgjidhë qesen dhe të sjellë në Shqipëri markën më të re të autobusëve. Vlera e tij është 250 milionë lekë dhe është porositur nga presidenti Ardian Takaj, kështu që pritet të vijë brenda këtyre ditëve në qytetin juglindor.

Bëhet fjalë për një autobus të prodhuar në vitin 2011, me kushte shumë komode. Sapo të mbërrijë në Shqipëri, drejtuesit e klubit, përveç ngjyrës së bardhë që ai ka, do t’i shtojnë edhe ngjyrën e kuqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Në pjesën ballore të autobusit do të vihet emblema e Skënderbeut, “ujku” që do të vizatohet enkas. Në ndeshjet e Europa League, Skënderbeu do të mbërrijë në “Elbasan Arena” me autobusin 250 milionësh, ashtu siç do të shkojë në çdo fushë të vendit për të luajtur ndeshjet e kampionatit. Ky autobus është “çmenduria” e fundit e presidentit Takaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?