”Çmenduria për ndeshjen në Tiranë”, tifozët rinxjerrin biletat në shitje për shumën deri në 10 mijë euro
Çmenduritë për finalen e ”Conference League”, që do të luhet në stadiumin ”Air Albania”, Tiranë, nuk kanë të sosur. Në një kohë që gjetja e biletave është bërë thuajse një mision i pamundur.
Stadiumi zë 20 mijë tifozë, dhe klubet finaliste si Roma ashtu edhe Feynord kanë marrë nga 4 mijë bileta secila. Kjo ka bërë që tifozët të cilët kanë siguruar bileta ti nxjerrin ato në treg për shifra shumë më të larta.
Çmime shumë të “kripura”, duke filluar nga 800 euro e duke përfunduar në 10 mijë euro për 2 bileta. Shifra këto të papranueshme nga klubi italian, që tashmë ka nisur nga puna për rregullimin e këtij problemi.