Çmime të kripura për Botërorin 2026, një biletë për në finale shkon deri në 5800 euro

Botërori 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, ka nisur zyrtarisht “garën” për biletat. Procesi i shitjes bëhet përmes lotarisë së FIFA-s: vetëm tifozët e përzgjedhur nëpërmjet shortit fitojnë të drejtën për të blerë biletat, pa e ditur paraprakisht se cilën ndeshje do të ndjekin. Vetëm pas shortit të garës, i planifikuar për muajin dhjetor, tifozët do të mund të zgjedhin duelet specifike.

Çmimet ndryshojnë sipas fazës së turneut dhe sektorit në stadium. Për ndeshjet e para nisja është nga rreth 200 euro, ndërsa për gjysmëfinalet shifra shkon mbi 2,500 euro. Finalja, e cila do të luhet në MetLife Stadium të Nju Jorkut, do të jetë eventi më i shtrenjtë: biletat variojnë nga 2,030 deri në 6,730 dollarë (rreth 1,900–5,800 euro).

Edhe më të larta janë shifrat për ndeshjet në vendet organizatore: nga 400 deri në 800 dollarë për duelet e grupeve, ndërsa ndeshjet hapëse në shtëpi kapin mbi 1,700 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht premtimeve për çmime të arsyeshme, shumë tifozë janë ankuar për mungesën e biletave të lira, të cilat janë të kufizuara dhe të vendosura në sektorë më pak komodë. Për më tepër, blerja nuk është e lirë në tregun online: vetëm tifozët që përzgjidhen në lotari përmes faqes zyrtare të FIFA-s marrin një dritare 24-orëshe për të kryer blerjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza e parë e shitjes, e rezervuar për poseduesit e kartave Visa, nisi më 1 tetor, ndërsa raundi i dytë do të zhvillohet më 27 tetor. Megjithatë, shumë tifozë kanë shprehur zhgënjim, pasi disa prej fituesve të shortit nuk morën emailin e konfirmimit, ndërsa biletat e reklamuar me çmim minimal prej 60 eurosh ishin shumë të pakta dhe të pozicionuara në vendet më të pafavorshme të stadiumeve. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?