Çmimet shokuese të biletave për ndeshjet e Kupës së Botës, nisin hetime nga prokurorët amerikan

Saudi Arabia v Mexico - FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball 2022 - Group C - Lusail Stadium A Mexico fan holds up a match ticket in the stands before the FIFA World Cup Group C match at the Lusail Stadium in Lusail, Qatar. Picture date: Wednesday November 30, 2022. Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 70035347

Prokurorët e shteteve të New York dhe New Jersey kanë hapur një hetim mbi praktikat e ndjekura nga FIFA për shitjen e biletave në Kupën e Botës 2026, pas ankesave të shumta për mungesë transparence dhe rritje të konsiderueshme të çmimeve. Autoritetet kanë kërkuar informacion të detajuar mbi tetë ndeshjet që do të zhvillohen në MetLife Stadium, përfshirë edhe finalen e turneut.

Sipas mediave amerikane, hetimi është fokusuar te mënyra se si FIFA ka menaxhuar politikat e çmimeve të biletave, pas pretendimeve të tifozëve se sistemi ka qenë i paqartë dhe i padrejtë. Në qendër të kritikave është edhe krijimi i një kategorie të re vendesh premium pranë fushës, me çmime shumë më të larta, e prezantuar pasi miliona bileta ishin shitur tashmë. Po ashtu, disa tifozë pretendojnë se kanë marrë vende më pak të favorshme sesa ato për të cilat kishin paguar fillimisht.

Pakënaqësia për çmimet e biletave ka qenë prej kohësh një temë e nxehtë mes tifozëve, por zemërimi është shtuar pas raportimeve për çmime marramendëse të disa paketave dhe vendeve premium për finalen, që kanë arritur shifra shumë të larta në treg. Autoritetet amerikane po shqyrtojnë nëse janë përdorur praktika mashtruese, mungesë transparence apo krijim artificial i mungesës së biletave për të nxitur rritjen e çmimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?