Çmimet “The Best”/ Sylvinho dhe Gjimshiti në një mendje, votojnë Dembele si më të mirin
FIFA ka zyrtarizuar fituesit e çmimeve “The Best” për vitin 2025, të përzgjedhur përmes votave të trajnerëve dhe kapitenëve të përfaqësueseve anëtare. Mes tyre kanë qenë edhe votat e Shqipërisë, të dhëna nga trajneri Sylvinho dhe kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti.
Një detaj interesant është se të dy përfaqësuesit kuqezi kanë qenë plotësisht në një mendje për vendin e parë, duke votuar Ousman Dembélé. Sulmuesi francez më pas u shpall edhe fitues i çmimit “The Best” për vitin 2025.
Ndryshimet mes votave të Sylvinhos dhe Gjimshitit janë shfaqur në pozicionet e tjera. Trajneri i Kombëtares ka preferuar dy lojtarë të Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha, ndërsa kapiteni kuqezi ka zgjedhur Nuno Mendes dhe Harry Kane, ky i fundit një kundërshtar i drejtpërdrejtë i Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Botëror.
Votat e përfaqësuesve shqiptarë pasqyrojnë vlerësimin për paraqitjet individuale të futbollistëve më të spikatur në arenën ndërkombëtare gjatë vitit 2025.
KOHA JONË SONDAZH

