Coman nuk rinovon me Bayernin, pritet transferimi në Premier League
Kingsley Coman nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën me Bayernin dhe me shumë mundësi në sezonin tjetër do të nisë një aventurë të re. Kontrata e 24-vjeçarit me klubin bavarez skadon verën e 2023-shit dhe për të mos e humbur me parametra zero, gjermanët janë gati të dëgjojnë ofertat në drejtim të tij këtë verë, duke qenë se adhuruesit nga kampionati anglez nuk i mungojnë.
Coman u kërkua që këtë verë nga Chelsea e Liverpool në kampionatin anglez, por Bayerni rezistoi, duke ngritur ndjeshëm pretendimet për kartonin e tij. Marrëveshja mund të arrihet verën e ardhshme, për një shifër prej jo më shumë se 35-40 milionë eurosh.