FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Como bën lëvizjen e madhe për Nico Paz, gati ofertë 60 milionë euro për ta mbajtur edhe një sezon

Como  nuk ka humbur kohë për të siguruar të ardhmen e talentit argjentinas Nico Paz. Vetëm një ditë pasi Real Madrid vendosi të aktivizojë klauzolën e riblerjes për sulmuesin, duke paguar 9 milionë euro sipas marrëveshjes ekzistuese mes palëve, drejtuesit e Como-s kanë reaguar menjëherë për të mos humbur një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të tyre.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, klubi italian është i gatshëm të investojë plot 60 milionë euro për të siguruar që Nico Paz të qëndrojë edhe një sezon tjetër nën drejtimin e trajnerit Cesc Fàbregas.

Operacioni konsiderohet ambicioz, por Como e sheh 20-vjeçarin si një element kyç për vazhdimësinë e projektit sportiv dhe synon të bindë Real Madridin për një marrëveshje të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve, madrilenët do të ruanin gjithsesi të drejtën e riblerjes së futbollistit për 80 milionë euro në verën e ardhshme. Megjithatë, drejtuesit e Como-s po punojnë që kjo klauzolë të jetë e vlefshme vetëm në dritaren e ardhshme verore të transferimeve, duke shmangur mundësinë e largimit të lojtarit në periudha të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nico Paz ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të sezonit dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane. Për këtë arsye, Como dëshiron të sigurojë vazhdimësinë e tij dhe ta ketë në dispozicion edhe për një vit tjetër, ndërsa negociatat me Real Madridin pritet të intensifikohen në ditët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?