Como eliminon Napolin nga Kupa, sfidon Interin në gjysmëfinale

Në stadiumin “Maradona”, Como i drejtuar nga Cesc Fàbregas realizon surprizën e madhe duke eliminuar Napolin pas goditjeve të penalltive me rezultatin 8-7, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Kampionët e Italisë e nisën më mirë takimin dhe ushtruan presion të vazhdueshëm ndaj miqve, por ishin pikërisht larianët që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 39-të, Olivera rrëzon Gutiérrez në zonë dhe arbitri akordon penallti, të cilën Baturina e shndërron në gol.

Reagimi i Napolit erdhi menjëherë në fillimin e pjesës së dytë: vetëm në minutën e parë, Vergara shënon golin e barazimit, duke rikthyer ekuilibrin në sfidë. Deri në fund të kohës së rregullt rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja u vendos nga pika e bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në serinë e penalltive, pas gabimeve të Lukakut dhe Perrones, sfida shkoi në goditje të njëpasnjëshme. Momenti vendimtar erdhi kur Lobotka gaboi, duke u ndalur nga pritja e Butez, që i dha kualifikimin Comos.
Skuadra e Fàbregas shpërthen në festë dhe tashmë përgatitet për gjysmëfinalen kundër Interit të drejtuar nga Cristian Chivu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?