Como fiton me “manita” ndaj Pisës dhe blindon vendin e katërt

Java e 30-të e kampionatit italian jep mesazhe të qarta: Como është kandidate e madhe për të shkuar në Champions League në sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas dominoi totalisht përballjen ndaj Pisës, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt. Pas vetëm shtatë minutash lojë, Assane Diao rikthehet protagonist, duke realizuar me një diagonale të saktë për 1-0. Pisa tentoi të reagonte me Matteo Tramoni, por në minutën e 30-të erdhi goditja e dytë: Anastasios Douvikas dyfishoi shifrat, duke i dhënë goditjen përfunimtare miqve.

Në pjesën e dytë, Como nuk uli ritmin. Edhe pse humbi Jesús Rodríguez për shkak dëmtimi, zëvendësuesi i tij Martin Baturina realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 48-të për 3-0. Pisa u përpoq të reagonte dhe arriti të tundte rrjetën dy herë, por golat e Filip Stojilkovic dhe Meister u anuluan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit, Como rifitoi plotësisht kontrollin. Alberto Moreno asistoi për Nico Paz, i cili shënoi golin e katërt në minutën e 75-të. Pak më vonë, Máximo Perrone vulosi rezultatin 5-0 pas një asisti nga Kühn. Me këtë fitore bindëse, Como regjistron suksesin e pestë radhazi dhe konsolidon vendin e katërt në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?