Como mund me lehtësi Juventusin, skuadra e Spallettit në vështirësi të mëdha
Como merr një fitore të madhe ndaj Juventusit në Allianz Stadium. Në javën e 26-të të Serie A, skuadra lombarde triumfoi 2-0 ndaj ekipit torinjez, duke iu afruar bardhezinjve në renditje në vetëm një pikë.
Takimi nisi me presionin e vendasve, të cilët u shfaqën më kërkues në minutat e para. Megjithatë, ishte Como që realizoi që në tentativën e parë serioze: Vojvoda shënoi me një të majtë nga distanca, ku topi devijoi lehtë dhe surprizoi portierin Di Gregorio. Juventusi reagoi menjëherë dhe pati një mundësi të artë me Openda, por sulmuesi shpërdoroi përballë portës. Pak para pushimit, miqtë iu afruan sërish golit të dytë, kur Da Cunha goditi traversën pas një gabimi në dalje të portierit vendas.
Në pjesën e dytë, bardhezinjtë tentuan të ndryshonin ritmin me disa zëvendësime, por rastet më të pastra mbetën për lombardët. Goli i sigurisë erdhi në minutën e 61-të: Da Cunha shërbeu një asist perfekt në thellësi për Caqueret, i cili shtyu topin në rrjetë për 2-0. Në fund, Juventusi provoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes.
Me këtë sukses, Como ngjitet në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Juventusi mbetet i pesti me 46, duke e bërë garën për zonën europiane edhe më të fortë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

