Conceicao dhe Kolo Muani me Juventusin në Kupën e Botës për Klube

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe tani ai ka mbërritur: Francisco Conceição dhe Randal Kolo Muani do të përfaqësojnë Juventusin në Kupën e Botës për Klube.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi torinez përmes një postimi në rrjetet sociale. Debutimi i “Zonjës së Vjetër” në këtë kompeticion do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të 19 qershorit, në një sfidë ndaj skuadrës Al-Ain.

Concecai dhe Kolo Muani kanë qenë ndër më të spikaturit te ekipi torinez në sezonin e kaluar ndaj dhe Tudor ka këmbëngulur për t’i marrë me vete në Kupën e Botës për Klube. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP