Conceicao drejt largimit nga Milani, ja kush pritet ta zëvendësojë
Situata te Milani vijon të jetë e tensionuar, pas humbjes së fundit ndaj Bologna-s, që ka shtuar edhe më shumë pasiguri në ambientin kuqezi. Edhe pse ekipi renditet në vendin e katërt, që është shumë larg objektivave, e ardhmja e trajnerit Sergio Conceicao duket e pasigurt.
Nëse rezultatet e ekipit nuk përmirësohen shpejt, largimi i tij mund të jetë i pashmangshëm. Në këto kushte, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të një emri të njohur për ta shpëtuar sezonin.
Sipas burimeve nga Italia, Mauro Tassotti, ish-lojtar dhe ish-trajner i Milanit, mund të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit. Aktualisht pjesë e skuadrës së të rinjve, 65-vjeçari mund të kalojë në pankinën e ekipit të parë, duke hapur kështu mundësinë e një revolucioni të mundshëm gjatë verës.
KOHA JONË SONDAZH

