Conceicao: Finalja e Champions League për ne është ndaj Torinos

Milani kërkon të hedhë pas krahëve eliminimin e hidhur në Ligën e Kampioneve. Kuqezinjtë synojnë të rikthehen te fitorja dhe në kampionat i pret një ndeshje e vështirë ndaj Torinos. Trajneri Sergio Conceicao e konsideroi si finale për Milanin, duke kërkuar reagim nga ekipi i tij.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj një kundërshtari të vështirë. Historikisht ka qenë e vështirë, rezultatet e viteve të fundit nuk kanë qenë pozitive. Duhet të përqendrohemi dhe të punojmë. Ndeshjen ndaj Torinos duhet ta mendojmë sikur është finalja e Champions League për ne.

Skuadrën e kam parë të përqendruar, ndonëse zhgënjimi është i madh. E dinim që ishim më të fortë dhe e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen, por u vendos nga episodet dhe shkoi keq. Futbolli është i thjeshtë, duhet të shënosh një gol më shumë se kundërshtari dhe të përpiqesh të mos pësosh”, deklaroi Conceicao. Ndeshja Torino-Milan do të luhet të Shtunën, duke nisur nga ora 18:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?