Conceicao: Largohem nga Milani nëse s’më doni, nuk dua asnjë euro më tepër!

Humbja 2-1 në Bologna, eliminimi nga Champions League dhe situata jo e mirë në kampionat kanë bërë që te Milani situata të jetë e nderë. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri Sergio Conceiçao, që pas dështimit në Bologna ka dhënë shenja dorëzimi.

“Çdo ditë njerëzit flasin për situatën time dhe nuk është e drejtë. Unë e di se çfarë dua, e di se çfarë mund të bëj, shoh shumë njerëz që flasin për mua, por situata është e thjeshtë; nëse më duhet të largohem, më thonë “nuk je më i nevojshëm”, marr valixhen time dhe largohem pa kërkuar asnjë euro më shumë.

Trajnerët që më kritikojnë në ditën e ndeshjes, kam një familje pranë meje dhe ata shohin shumë gjëra të këqija për mua dhe nuk është e drejtë”, tha trajneri portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?