Conceicao në “qiellin e shtatë” pas triumfit në Superkupë: Duhet kurajo për të rikthyer Milanin e madh!
Sergio Conseicao brenda pak ditësh arrin të fitojë zemrat e të gjithë tifozëve të Milanit dhe trofeun e parë. Conseicao nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses të madh, por fillimisht u kujdes ta ndante me lojtarët këtë arritje.
“Jam shumë i lumtur për djemtë, nuk ishte e lehtë pasi nuk ishte një ambient perfekt. Magjinë e sollën lojtarët, arritën në kohë të përftonin mesazhet tona, por sigurisht duhet të përmirësojmë shumë. Në këto katër muaj që kanë mbetur mund të zhvillojmë një kampionat dhe Champions në nivel të mirë.
Ky Milan ka karakter, arritëm të përmbysnim rezultatin kundër dy ekipeve të mëdha, por nuk duhet të kemi frikë, duket të kemi kurajo për të rikthyer Milanin e madh”, u shpreh Conceiçao pas triumfit në finale.