Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool

Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool në Angli. Miliarderi, drejtues i kompanive Tesla dhe SpaceX synon të investojë edhe në futboll.

Babai i Elon Musk, Errol konfirmoi interesimin e djalit të tij për të marrë Liverpool-in, klub me të cilin kanë një lidhje të veçantë, për shkak se gjyshja e tij ka lindur atje.

“Nuk mund të flas për këtë, sepse pronarët aktualë mund të rrisin çmimin. “ Është diçka që ai e dëshiron , por nuk do të thotë se ai po e blen”, theksoi Errol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte “Weekend Sport” që pak ditë më parë raportoi se Elon Musk po përgatit një ofertë për të blerë klubin e Liverpool, ndërsa konfirmimi për interesimin vjen nga babai i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi anglez vlerësohet nga “Forbes” rreth 5 miliardë euro dhe nuk dihet nëse pronarët aktualë të “Fenway Sports Group”, janë të gatshëm ta shesin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?