Conference League, Egnatia e Partizani njohin rivalët e mundshëm
UEFA ka hedhur këtë të hënë (22 korrik) në Nion të Zvicrës shortin për turin e tretë kualifikues të Conference League, teksa dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Partizani janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.
Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Reykjavik (Islandë), do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino)- FC Flora Tallinn (Estoni). Partizani ka përballë skuadrën Iberia 1999 (Gjeorgji) në fazën e dytë dhe në rast kualifikimi do të ketë përballë në turin e tretë fituesin e sfidës Istanbul Başakşehir (Turqi)-La Fiorita 1967 (San Marino).
Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 8 gusht, ndërsa ato të kthimit më 15 gusht.