Conference League/ Partizani ”bie” në aktin e parë, mposhtet 2-0 në Gjeorgji

Partizani u mposht 2-0 nga Iberia 1999 në Gjeorgji, me sfidën që vlente për aktin e parë të turit të dytë në Conference League. Të pafat nënkampionët e Shqipërisë që 90 minutat i mbyllën me një lojtar më pak dhe pësuan nga penalltia. Tanimë më 1 gusht në “Elbasan Arena” dy skuadrat do përballen në sfidën e kthimit, aty ku Partizanit i duhet një mrekulli për të kaluar më tej.

Dueli nisi më mirë për vendasit, teksa duhej një gabim i Pano Qirkos që të shkaktonte penallti. Nonikashvili nuk gaboi përballë Qirkos dhe në minutën e 31-të kaloi Iberian në epërsi. Me fillimin e pjesës së dytë Partizani pësoi edhe goditjen e radhës, kur Arinaldo Rrapaj doli nga fusha pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë “Demat” me një lojtar më pak.

Vlonjati do mungojë edhe në aktin e dytë, teksa Sylla në minutën e 57-të të shënonte edhe golin tjetër (i dyshimtë për pozicion jashtë loje) për vendasit që vulosi rezultatin 2-0. Kështu, Partizani do duhet të gjejë dy gola pas një jave, duke dashur ta dërgojë sfidën me shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?