Conference League, tre gola nga shqiptarë në arenën europiane

Nazmi Gripshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës por këtë herë në arenën europiane, pasi shënoi golin e parë me fanellën e Astanës në Kupën e Ligës.

27-vjeçari realizoi golin e vetëm për skuadrën kazake në Ligën e Konferencës teksa Astana e tij barazoi 1-1 ndaj klubit moldav, Milsami. Mesfushori realizoi në të 57-të, por vendasit nuk arritën ta mbanin avantazhin deri në fund dhe kualifikimi do te vendoset ne Moldavi pas një jave.

Çinari ka shkëlqyer me paraqitjen e tij duke shënuar dy gola me Noah në suksesin 7-0 që klubi armen arriti ndaj maltezeve të Silema. Shkodrani ishte ndër më të mirët në fushë dhe praktikisht skuadra e tij me 7 golat e shënuar ka vulosur kalimin më tej.

SHKARKO APP