Conte bën gati listën me 6 lojtarët që duhet të largohen nga Tottenhami

Antonio Conte ka arritur që të përshtatet shumë shpejt te Tottenhami. 5 fitore dhe 3 barazime në kampionatin anglez ka arritur ekipi londinez me trajnerin italian në stol.

Conte pret dhurata nga merkato e dimrit, një gjë të tillë e deklaroi edhe disa ditë më parë, teksa do të ketë edhe largime nga skuadra. Plot gjashtë lojtarë janë me valixhe gati, emrat e të cilëve i zbulon ESPN.

Dele Alli, Steven Bergwijn, Tanguy Ndombele, Giovanni Lo Celso, Japhet Tanganga dhe Matt Doherty. Këta lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes, dhe Tottenham i ka nxjerrë në shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?