Conte: E bënë kalendarin për të na vendosur në vështirësi!

Me barazimin 2-2 më fushën e Romës u thotë lamtumirë ambicieve për titullin kampion në Serinë A, por katër javë para fundit zikaltrit sigurojnë matematikisht pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Për këtë arritje, gjithsesi minimale për një ekip të madh si Interi, trajneri Antonio Conte u shpreh:

“Jemi kualifikuar para kohe me plot 14 pikë më shumë se vendi i pestë. Nëse kampionati ynë është poshtë pritshmërive, çfarë mund të thuhet për ekipet e tjera? Më duket se ka edhe ndonjë paramendim, si me kalendarin. Ne në periudhën vendimtare gjithmonë ndeshemi me ekipe që kanë pushuar më shumë.

Këta djem duhet të fitojnë eksperiencë dhe mësohen të luajnë disa ndeshje të veçanta. Skuadra duhet të përmirësohet sa i përket cilësisë dhe organikës si në faktorë të tjerë, por unë nuk mund t’u kërkoj asgjë lojtarëve.

Kalendari? U bë për të na vënë në vështirësi, gjithmonë kemi një ditë më pak për të pushuar krahasuar me shumë skuadra, duke luajtur në mbrëmje. Në fund, i paguan këto gjëra. Është hera e pestë që luajmë ndaj një skuadre që ka pushuar një ditë më shumë. Kur duhen bërë kompromise, e paguan gjithmonë Interi. Në fund, shuplakën e merr Interi. Nuk mund të mos e shihni atë që ka ndodhur”, u shpreh Conte.

SHKARKO APP