Conte: Gjithmonë punoj për të fituar, dua 110 për qind nga lojtarët

Interi e ka nisur mjaft mirë këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, teksa mban vendin e dytë në Seria A, vetëm me një pikë më pak se Juventusi. Një nga meritat e mëdha i takon pikërisht strategut të njohur nga Lecce, i cili ka punuar shumë me futbollistët zikaltër.

 

“Duhet më parë t’ia transferoj unë të tjerëve e të jem shembulli i mirë për të dhënë jo 100, por 110%. Sapo arrin ta bësh këtë gjë në përditshmëri është e qartë se e ngre stekën edhe në drejtim të atyre që punojnë me ty, tek futbollistët e tu.

Kërkesa duhet të jetë e lartë për të gjithë nëse do të shkruash historinë, ose të fitosh. Sepse kush fiton shkuan historinë e klubit për të cilin luan ose për të cilin stërvitet. E kuptoj që ka një kërkesë shumë të lartë nga ana ime, shumë lojtarë e kanë të vështirë. Nëse ambicia është të fitosh e të kërkosh të bësh diçka të rëndësishme për të shkruar historinë është e pashmangshme të kërkosh shumë ndaj vetes e të tjerëve”.

Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, Inter do të përballet me Torinon në transfertë për të luajtur më pas shanset e reduktuara për kualifikim në Champions në shtëpinë e Slavias së Pragës.

 

 

 

SHKARKO APP