Conte “injoron” Europa League, lë 7 futollistë në shtëpi

Interi ka udhëtuar sot drejt Bullgarisë, ku do të përballet me skuadrën e Ludogorets për Ligën e Europës, teksa trajneri Antonio Conte ka lënë pushim disa prej yjeve.

Janë plotë 7 futbollistë zikaltër nuk kanë udhëtuar fare me skuadrën në Bullgari, disa për shkak dëmtimi dhe të tjerë për t’u lënë pushim. Bëhet fjalë për Handanovic, Sensin, Gagliardinin, Espoziton e Bastonin, që janë të dëmtuar, si dhe Brozovic e Skriniar, që janë lënë pushim nga Conte.

Këtyre mungesave u shtohet edhe ajo e Asamoah, që nuk është përfshirë fare në listën e Europa Leagues, ndërsa nga pankina pritet ta nisin edhe De Vrij e Lukaku, të cilët kanë luajtur shumë në javët e fundit.

Në portë pritet sërish Padelli, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Ranocchia, Godin dhe D’Ambrossio. Në mesfushë do të jenë Borja Valero, Vecino e Eriksen, ndërsa nga krahët priten Moses e Biraghi. Sulmi pritet t’i besohet dyshes Lautaro-Sanchez, me Lukakun, që mund të luajë vetëm disa minuta në pjesën e dytë.

SHKARKO APP