FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte largohet nga Napoli, përgatit divorcin në sfidën e fundit

Rrugëtimi i Antonio Contes te Napoli duket se ka ardhur në fund. Trajneri italian ka vendosur të largohet nga klubi napolitan dhe vendimi konsiderohet përfundimtar, pa hapësirë për ndryshim të diktuar nga emocionet apo lidhja me skuadrën.

Conte pritet të mbyllë aventurën e tij pas një periudhe të suksesshme, ku arriti t’i dhurojë Napolit një titull kampion të konsideruar nga shumëkush si i papritur, si dhe fitimin e Superkupës së Italisë.

Largimi i teknikut italian vjen një vit para përfundimit të kontratës së nënshkruar në qershor të vitit 2024, e cila ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Sipas raportimeve, Conte do të heqë dorë edhe nga rreth 8 milionë euro që do të përfitonte nëse do të qëndronte në pankinën e Napolit deri në fund të marrëveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim interpretohet si dëshmi e raportit të mirë mes trajnerit dhe presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis, i cili nuk pritet të pengojë largimin e tij. Palët synojnë një ndarje konsensuale dhe miqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi zyrtar për largimin e Contes pritet të bëhet pas ndeshjes ndaj Udineses, me shumë gjasa nga vetë presidenti De Laurentiis përpara nisjes së tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëse konfirmohet, sfida ndaj Udineses do të jetë e fundit e Contes në pankinën e Napolit. Deri tani, bilanci i tij me klubin regjistron 53 fitore, 19 barazime dhe 18 humbje, ndërsa mbetet edhe një ndeshje për të përmbyllur kapitullin napolitan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?