Conte: Mezi presim të luajmë ndaj Juves, duam të ngremë “stekën”

Antonio Conte është gati për të sfiduar ish-skuadrën e tij, Juventusin. Të dielën në mbrëmje në “Allianz Stadium” zikaltërit do të tentojnë një rezultat pozitiv për të mbetur në garë për titullin kampion. Trajneri i zikaltërve nuk ka dalë në konferencë për shtyp, por ka folur për kanalin zyrtar të klubit duke u shprehur i bindur se ekipi i tij do të bëjë mirë ndaj bardhezinjve.

“Ne arrijmë në këtë transfertë në mënyrën e duhur, përkundër vështirësive, sepse ndryshimi i programeve, mosluajtja e ndeshjeve nuk ishte e lehtë. Por, siç iu thashë djemve, duhet të jeni mirë në këto situata, që të përshtateni shpejt. Do të përpiqemi të vazhdojmë të bëjmë mirë, si deri tani, të punojmë shumë. Situata është e vështirë, por e pashmangshme.

Publiku është shumë i rëndësishëm kur luani futboll, veçanërisht në ndeshje të tilla specifike dhe të bukura. Në këtë moment shumë delikat, megjithatë, duhet pasur kujdes i madh, sepse shëndeti i të gjithë qytetarëve vjen së pari.

Mezi po presim ta luajmë këtë ndeshje, që do të thotë shumë për ambiciet tona dhe klasfikimin. E jona është dëshirë dhe ambicie për të kërkuar maksimumin përmes punës. Duam ta ngremë “stekën”, t’i afrohemi sa më shumë Juves”, deklaroi Conte.

SHKARKO APP