Conte: Morëm atë që meritonim nuk kemi asnjë keqardhje!

Antonio Conte, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Getafe në Europa League, e ka vlerësuar si pozitiv sezonin që sapo u mbyllë në Seria A. Strategu italian duket se ka bërë një prapakthehu në lidhje me deklarata që dha pas ndeshjes së fundit kundër Atalantës.

“Mendoj se skuadra ka mbledhur pikët që meritonte. Ndoshta pak më pak nga ajo që kemi mbjellë, por është e drejtë që të kemi përfunduar me 82 pikë në renditje, në vendin e dytë. Kemi pasur një kampionat të mirë, me përparim të rëndësishëm nga të gjitha pikëpamjet. Tani duhet të luajmë këtë turne, këtë kompeticion: jemi gati.

E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, që të përballemi me një kundërshtar të ashpër. Do të jetë një ndeshje që mund edhe të shfaqet e pisët, ndaj do të duhet të ndotemi dhe ne pak, por mendoj se skuadra ka arritur pjekurinë e duhur. Duhet të tregojmë se e meritojmë kalimin e turit”, deklaroi Conte.

SHKARKO APP