Conte nuk ndryshon asgjë, “të rrezikuarit” në fushë ndaj Parmës

Antonio Conte nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë në ekipin e tij, edhe pse disa futbollistë rrezikojnë në sfidën ndaj Parmës për t’u skualifikuar. Barella, Brozovic, Bastoni dhe Lukaku me një karton të verdhë do të humbasin ndeshjen e radhës kundër Atalantës, që do të luhet të hënën, më 8 mars.

Nëse do të ketë ndryshime në Interin e impenjuar në Tardini, nuk do të jenë rezultat i llogaritjeve: kjo do të thotë që Hakimi thjesht do të marrë vendin e tij pas skualifikimit, Sanchez mund të lërë pushim Lautaron, ndërkohë që Vidal do të zëvendësojë Eriksen ose Barella-n.

Vetëm në shtatë ndeshjet e fundit, Interi ka marrë 6 fitore dhe një barazim, ka shënuar 17 gola dhe ka pësuar vetëm një. Në përgjithësi zikaltrit kanë sulmin më të mirë në Serie A, 60 gola të shënuar dhe mbrojtjen e dytë më të mirë me 24 gola të pësuar, vetëm Juvja ka bërë më mirë me 20.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?