Conte: Po marrim frytet e punës, kemi ngritur nivelin e lojës!
Interi mori një tjetër fitore shumë të thjeshtë ndaj Genoas, duke konfirmuar momentin fantastik që po kalon. Trajner Antonio Conte është shfaqur i lumtur me atë që po bëjnë futbollistët e tij, duke thënë se po marrin frytet e punës së tyre.
“Kemi luajtur ndaj një skuadre që në periudhën e fundit ka bërë një pikë më pak se ne. Sot kemi bërë mirë, kishim të njëjtën dëshirë dhe nuk kemi pësuar asnjë gol dhe ishim të zotë që realizuam tri herë. Portieri i Genoas, Perin e ka shpëtuar portën e tij në shumë raste. Jemi të lumtur, puna është duke dhenë frytet e saj, jemi një skuadër që jemi duke u rritur në mënyrë kolektive por edhe individuale, në fazën e mos mbajtjes së topit duhet të jemi agresiv.
Jemi duke u pjekur shumë. Jemi të vetëdijshëm që mungojnë edhe 14 ndeshje. Duhet të pres ndeshjen ndaj Parmës, sepse në letër duket si një sfidë e përballueshme, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse ndeshje të tilla të hapin shumë punë. Nëse duam të bëjmë diçka të bukur dhe t’u japim kënaqësi tifozëve tanë, duhet të fitojmë të gjithë ne.
Titulli? Është e pashmangshme që duhet të kemi ambicien për të fituar, historia e klubit e thotë këtë. Janë vite që Interi nuk fiton, ne i kemi shkuar shumë pranë sezonin e kaluar dhe këtë sezon mendoj se zhgënjimi i eliminimit nga Champions-i është mënyra e pamerituar që kemi patur dhe ky moment erdhi për të rritur nivelin për të gjithë edhe për të qenë kompetitiv”, deklaroi Conte.